Prokuroria Themelore në Pejë ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj të pandehurit M.N., për veprën penale ‘dhunimi’.
Departamenti për Krime të Rënda, me gjyqtarin e procedurës paraprake Shaqë Curri, ka caktuar masën e paraburgimit ndaj të pandehurit, i cili dyshohet se më 25 janar ka kryer veprën penale në Deçan, transmeton Klankosova.tv.
Paraburgimi llogaritet nga data e arrestimit të të pandehurit, 26.01.2026, ora 12:00, dhe do të zgjasë deri më 25.02.2026, ora 16:00.
https://klankosova.tv/arrestohet-nje-i-dyshuar-per-dhunim-ne-decan/
https://klankosova.tv/dyshohet-per-dhunimin-e-nje-gruaje-ne-decan1/
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.