E shtuna e 26 nëntorit, shënoi njëvjetorin e vrasjes së trefishtë në Gllogjan të Deçanit.
Familjarëve të Ledion Hamzaj e Genta Mustafaj, të cilët organizuan homazhe te varrezat, ky përvjetor ua ktheu në kujtese natën e tragjedisë ku u vranë të rinjtë, derisa po ktheheshin me autobus nga shkolla.
Andaj, përvjetori i ngjarjes është zor i përballueshëm për nënat e tyre.
Megjithatë, familjet e të rinjve thonë se zbardhjen e rastit, ku mbeti i vdekur edhe shoferi i autobusit, ua kanë lanë në dorë drejtësisë.
Shoqja e shoku po i mungojnë edhe Andina Bajramaj që në natën kritike ishte bashkë me ta në autobus, por vet shpëtoi.
Për vrasjen e trefishtë janë të dyshuar anëtarët e familjes Mehmetaj. Por, nga kjo familje mohuan se kanë lidhje me ngjarjen derisa ankohen edhe për zvarritje te procesit gjyqësor.
Ekskluzivisht televizioni raportoi një muaj më parë se një gëzhojë plumbi që është gjetur në veturën e familjes Mehmetaj është dërguar për ekspertizë në Zvicër.
Nga Prokuroria Themelore e Pejës nuk mohuan e as pohuan nëse e kanë pranuar raportin, për siç thanë moscenim të procesit hetimor.
https://www.youtube.com/watch?v=0ccaYATVJUQ
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.