Njerëzit më të pasur në Amerikë kanë një shumë të përbashkët të habitshme.
Për ata që nuk kanë shumë njohuri, të gjithë këta janë burra që kryesisht punojnë në botën e teknologjisë dhe pothuajse të gjithë prej tyre i fituan pasuritë duke i krijuar kompanitë personale dhe duke e mbajtur mirë pronësinë derisa kërcenin drejt suksesit, përfshirë këtu Microsoft dhe Facebook.
Në fakt, shtatë nga 10 burra më të pasur në Amerikë janë po ashtu në mesin e 10 njerëzve më të pasur në botë.
Këta miliarderë amerikanë kanë edhe disa gjëra të përbashkëta: Themeluesi i Microsoft – Bill Gates, ai i Facebook – Mark Zuckerberg dhe themeluesi i Oracle – Larry Ellison, i kanë braktisur studimet në kolegj.
Jeff Bezos, Larry Page dhe Sergey Brin, i kanë ndjekur mësimet në shkollat e Montessorit, aty ku fëmijët inkurajohen të mendojnë në mënyrë të pavarur dhe kreative, në vend të ndjekjes së rregullave tradicionale.
Po ashtu, duket që miliarderëve i pëlqejnë edhe shtëpitë në Hawaii.
- Jeff Bezos
53-vjeçar
Kompania: Amazon.com
Pasuria: 109.9 miliardë dollarë
- Bill Gates
62-vjeçar
Kompania: Microsoft
Pasuria: 93.3 miliardë dollarë
- Warren Buffet
87-vjeçar
Kompania: Oracle of Omaha
Pasuria: 87.2 miliardë dollarë
- Mark Zuckerberg
33-vjeçar
Kompania: Facebook
Pasuria: 77.5 miliardë dollarë
- Larry Page
44-vjeçar
Kompania: ishte bashkëthemelues i Google, ndërsa tani është themelues i kompanisë Alphabet.
Pasuria: 54.9 miliardë dollarë.
- Larry Ellison
73-vjeçar
Kompania: Oracle
Pasuria: 54.7 miliardë dollarë.
- Sergey Brin
44-vjeçar
Kompania: Google
Pasuria: 53.3 miliardë dollarë.
8-9. Charles & David Koch
82 dhe 77-vjeçarë
Kompania: Koch Industries
Pasuria: 48.6 miliardë dollarë.
- Rob Walton
73-vjeçar
Kompania: Walmart
Pasuria: 47.9 miliardë dollarë.

●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.