Dhjetë krerë gjedhe dyshohet se janë kontrabanduar nga Serbia në Kosovë.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se i dyshuari që po bartte gjedhet me një kamion, u kap në fshatin Livoç të Ulët në Gjilan, dhe i njëjti u lirua pas intervistimit, transmeton Klankosova.tv.
Ndër të tjera u bë e ditur se katër gjedhe janë konfiskuar dhe u dërguan në terminal doganor.
“Nga njësiti relevant i policisë në rrugën magjistrale Gjilan-Ferizaj është ndaluar një kamion me targa vendore të cilin kishte qenë duke e drejtuar i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari në kamion kishte pas të ngarkuara 10 krerë gjedhe dyshohet të futura kontrabandë nga Serbia përmes rrugëve ilegale. Katër gjedhet janë konfiskuar dhe dërguar në terminal doganor, kurse i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e PK-së.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.