Lajmet e fundit

Këngëtarja e cila u martua me burrin e saj të tretë në vitin 2012, lindi një djalë në fillim të vitit 2017 në moshën 50-vjeçare. Ajo e quajti shtatzëninë e saj një "bekim" Ishte raportuar se Jackson kishte një lindje “pa stres dhe të shëndetshme''.
Madona
Për herë të dytë, këngëtarja solli në jetë në moshën 42-vjeçare djalin e quajtur Rocco. Vajza e saj më e madhe lindi në vitin 1996 kur Madonna ishte 38-vjeçare. Më vonë, Madonna zgjeroi familjen e saj duke adoptuar edhe 4 fëmijë të tjerë.
Nicole Kidman
Në moshën 24-vjeçare, Nicole Kidman pësoi një abort kur ishte e martuar me Tom Cruise. Më pas, çifti i atëhershëm zgjodhi birësimin dhe u bënë prindër të një djali dhe një vajze. Megjithatë, ishte në vitin 2008 që aktorja lindi vajzën e saj të parë biologjike në moshën 40-vjeçare me bashkëshortin Keith Urban, edhe pse u tha se kishte 2% mundësi për ngelur shtatzënë. Çifti vazhdoi të ketë një vajzë të dytë, e cila lindi nëpërmjet një surrogateje.
Meryl Streep
Fituesja e çmimit Oscar lindi fëmijën e saj të katërt, një vajzë të quajtur Louisa, në vitin 1991, vetëm 10 ditë para se të mbushte 42 vjeç. Ajo kishte folur për jetën e saj familjare, duke thënë: "Mëmësia, martesa, është një veprim balancues".
Iman
Modelja me origjinë somaleze lindi vajzën e saj të vetme me David Bowie në moshën 45-vjeçare. Është raportuar se ikona legjendare madje preu kordonin e kërthizës disa minuta pasi vajza e tyre lindi. Iman ka një vajzë tjetër që ka lindur 22 vjet më parë nga një martesë e mëparshme.
Kim Basinger
Aktorja dhe ish-modelja solli në jetë fëmijën e saj të vetëm me bashkëshortin e atëhershëm Alec Baldwin në moshën 41-vjeçare. Vajza e tyre, Ireland, tani është 26-vjeçe dhe duket se po ndjek hapat e prindërve të saj të famshëm.
Christy Brinkley
Modelja dhe sipërmarrësja ka dy vajza dhe një djalë nga martesa të ndryshme. Vajza e saj më e vogël lindi në vitin 1998 kur Brinkley ishte 43-vjeç. Sailor tani është 23-vjeç dhe është gjithashtu një modele si nëna e saj.
Alyssa Milano
Aktorja mbeti shtatzënë me fëmijën e saj të dytë, vajzë, në moshën 41-vjeçare, vetëm 2.5 vjet pasi lindi djali i saj, Milo. Ajo kishte treguar: “Dua të kem një fëmijë tjetër, vetëm sepse dua që Milo të ketë një vëlla dhe me dikë që të rritet”.
Lena Headey
Pasi u bë nënë për herë të parë në moshën 36-vjeçare, aktorja e “Game of Thrones” ishte në pritje të një vajze në moshën 41-vjeçare. Për vajzën e saj ajo tha: “Ajo do të jetë e dashur, e mbrojtur dhe e respektuar. Të gjitha këto duhet të jenë dhe do të jenë të drejtat themelore të njeriut”.
Brigitte Nielsen
Aktorja dhe modelja daneze solli në jetë fëmijën e saj të pestë në moshën 54-vjeçare. Ajo tha se ''Shtatzënia ime ishte shumë e lehtë për mua [...] Pasi linda, u riktheva përsëri të ndihesha plotësisht vetvetja pas 2.5 javësh”