Një tjetër javë ka kaluar dhe tani është koha për grafikun e përjavshëm të 10 telefonave më popullorë.
Grafiku i 10 telefonave më trendi përmban një listë të pajisjeve që kanë pasur një shikueshmëri të lartë tek GSMArena. Grafiku përfaqëson interesimin e pjesës më të madhe të vizitorëve tek uebsajti kushtuar teknologjisë, GSMArena.
Gjatë javës që shkoi nuk janë zbuluar shumë telefona të rinj dhe më shumë informacione ka pasur për Motorola Moto G (gjenerata e tretë) dhe Samsung Galaxy Note 5.
Tri vendet e para mbeten të pandryshuar këtë javë, me Micromax Canvas Sliver 5 që kryeson listën, pasuar nga Galaxy Grand Prime dhe Lenovo K3 Note, në vend të dytë dhe të tretë, respektivisht. Samsung Galay J7 dhe J5, të cilët u hodhën në tregun indian më 16 korrik, janë mirëpritur shumë mirë, duke pasur parasysh edhe interesimin e vizitorëve të uebsajtit GSMArena. Versioni më i madh, Galaxy J7 me ekran 5.5 inç, është listuar në vend të katërt, ndërsa Galaxy J5 në vend të gjashtë, ndërsa mes tyre është vendosur Galaxy S6.
Më poshtë listës kemi Asus Zenfone 2 ZE551ML, i cili ka qenë pjesë e listës për shumë kohë. Galaxy A5 është në vend të tetë, pasuar nga Apple iPhone 6. Listën e kësaj jave e mbyll sërish një pajisje e Samsung-ut, Galaxy E7 me ekran 5.5 inç.
Krokodili.al
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek tech & auto dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.