Një 10 vjeçare, e cila kurrë në jetë nuk i ka prerë flokët, i ka dhuruar ato për bamirësi, pasi i shkurtoi për herë të parë.
Darlene nga Newquay, më në fund vendosi t’i shkurtonte ato pasi i tha mamasë së saj se dëshironte t’i dhuronte për fëmijët që kanë nevojë, transmeton Klan Kosova.
Pasi e mendoi gjatë, ajo zgjodhi t’i dhuronte flokët në një shoqatë bamirësie në Mbretërinë e Bashkuar, e cila furnizon dhe financon paruke me cilësi të lartë për fëmijët që nuk kanë flokë si rezultat i kancerit apo sëmundjeve të tjera.
Darlene ka pasur flokë të gjatë, gjatë gjithë jetës pasi nëna e saj asnjëherë nuk ia shkurtoi ato. Në shkollën fillore, ajo njihej për flokët e saj pasi dukej si personazhi i përrallës Rapunzel.
Tani, Darlene shpreson që dhurimi i saj prej 51 cm do të jetë i mjaftueshëm për të krijuar të paktën një paruke.
Darlene tha: “Asnjëherë nuk kam menduar për t’i shkurtuar sepse isha e frikësuar, por më pas fillova të mendoja për të gjithë fëmijët e varfër që nuk kanë flokë”, transmeton Klan Kosova.

●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.