Në pllakën përkujtimore të grevës së minatorëve të vitit 1989 janë të shënuar emrat e ish-grevistëve.
Por, në këtë monument të vendosur në sheshin e Mitrovicës para dy vjetëve, janë harruar të përmenden afro 100 minatorë që ishin pjesëmarrës në grevën e urisë që qe shëndrruar në rezistencë gjithëpopullore.
Kjo po u pengon xehtarëve të cilët po duan që kontributi i tyre të mbahet mend nga brezat e rinj.
Në lidhje me këtë ankesë, nënkryetari i Komunës së Mitrovicës, Faruk Mujka i tha Klanit se do të rishikojnë bashkë me sindikatën dhe sapo të marrin emrat që mungojnë, atyre do t’ua bëjnë vendin në pllakë.
https://www.youtube.com/watch?v=2sHV3zq1Ehc
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek uncategorized dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.