104 zyrtarë në Ministrinë e Punëve të Brendshme janë të infektuar me Covid-19, katër prej të cilëve janë zyrtarë nga kabineti i ministrit Agim Veliu.
Kështu ka thënë për klankosova.tv, Roksana Qarri nga MPB, e cila ka shtuar se të gjithë të infektuarit janë në gjendje stabile dhe se janë duke qëndruar të vetizoluar.
“Deri me sot në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Agjencitë e MPB-së, gjithsej janë të infektuar 104 zyrtarë me Covid -19, ku nga ta 20 zyrtarë janë nga stafi civil, 4 zyrtarë nga kabineti i ministrit si dhe 80 janë zyrtarë policorë”.
“Sipas raportimeve gjendja e tyre është stabile ku të gjithë të infektuarit janë të vetizoluar në shtëpitë e tyre, në përjashtim të 6 zyrtarëve policorë që gjenden në spital për trajtim”.
“MPB është e informuar se gjendja e tyre është stabile për momentin. Po ashtu, disa zyrtarë të cilët janë raste të kontaktit me persona e infektuar me Covid-19, janë në vetë izolim por pa simptome”.
“Ju njoftojmë që MPB është duke punuar me staf esencial sipas rekomandimeve të IKSHPK-së”.
klankosova.tv
●●●
HSHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.