105 pacientë me COVID-19 janë duke u trajtuar aktualisht në Spitalin e Pejës.
Sa i përket gjendjes së pacientëve: katër janë në respirator (CPAP), 74 pacientë me oksigjenoterapi ndërsa 18 pacientë janë në gjendje më të rëndë, njofton Klan Kosova
Ky spital po ashtu njofton se gjatë 24 orëve të fundit tetë pacientë është shëruar nga COVID-19.
Njoftimi i plotë i Spitalit:
8 Pacientë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit nga Covid-19 në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. 105 pacientë janë duke u trajtuar aktualisht me Covid-19.
Sa i përket gjendjes së pacientëve: 4 Pacientë janë në Respirator (CPAP), 74 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 18 pacientë janë në gjendje më të rëndë.
Përndryshe gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 185 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dhe nga këta 21 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.
1 lindje kanë qenë gjatë gjatë ditës së djeshme në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, dhe foshnja e porsalindur është e gjinisë mashkullore.
297 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 4,485 analiza, ndërsa janë kryer 3 operacione.
●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.