11 persona kanë vdekur nga zjarri që shpërtheu në një azil pleqsh në verilindje të Bosnjë-Hercegovinës.
Pos viktimave, autoritetet thonë se edhe 30 të tjerë kanë pësuar lëndime.
Flakët filluan të martën në mbrëmje në qendrën e pleqve në qytetin e Tuzlës, duke shpërthyer në katin e shtatë pak pas orës 20:45.
Rreth 20 persona u dërguan në një qendër mjekësore për trajtim, përfshirë zjarrfikës, oficerë policie, punonjës mjekësorë, punonjës dhe banorë të azilit, tha një zëdhënës i policisë, transmeton Klankosova.tv.
Ndërsa shkaku i zjarrit nuk ishte menjëherë i qartë, kryeministri Nermin Nikshiç e quajti atë "një katastrofë me përmasa të mëdha".
Hetimet po vazhdojnë ende.
https://klankosova.tv/tragjedi-ne-bosnje-dyshohet-1se-nente-persona-vdiqen-nga-zjarri-ne-nje-shtepi-pensionistesh/
●●●
VRSHKRIMI NGA
Ve Ra
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.