11-vjeçari, Jonah Larson, kohën e tij të lirë e kalon më ndryshe se moshatarët e tij, i thurë gjëra të ndryshme me grep.
Ai këtë zanat e praktikon që nga mosha pesë vjeçare dhe deri tani nuk është ndalur asnjëherë.
Puna e tij e ka marrë vëmendjen e shumë njerëzve të cilët janë adhurues të tij dhe bëjnë porosi të ndryshme tek ai në rrjetin social Instagram.
Profili i tij zyrtar ka rreth 140 mijë ndjekës të cilët atij i kanë sjellë një biznes profitabil.
Jonah i ka falënderuar të gjithë për mbështetjen që i kanë dhuruar.
"Ju falënderoj për mbështetjen dhe inkurajimin që më keni dhënë",ka thënë Jonah, shkruan In and Noë, transmeton Klankosova.tv.
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.