Provinca kineze Hubei ku virusi u shfaq për herë të parë dhjetorin e kaluar, nuk ka parë asnjë rast të ri virusi për 32 ditë, raporton media shtetërore kineze, Xinhua.
Është një lajm inkurajues për luftën e Kinës kundër shpërthimit pasi vendi ngadalë lehtësoi kufizimet në një përpjekje për t'u rikthyer në jetën normale.
Dhe sot, Kina raportoi vetëm dy raste të reja në shkallë vendi, duke e çuar numrin e rasteve të konfirmuara në 82.883, ndërsa numri i vdekjeve mbetet i pandryshuar në 4,633, raporton BBC, transmeton Klan Kosova.
Sidoqoftë, kritikët kanë vënë në dyshim nëse numrat e Kinës mund të besohen - veçanërisht në fillim, kur u raportua për herë të parë shpërthimi i virusit.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.