Autoritetet ruse kanë konfirmuar 10.581 infeksione të reja me koronavirus, duke e çuar numrin kombëtar të rasteve në 145.268.
Kjo është dita e dytë që ky vend ka raportuar mbi 10,000raste të reja.
Shifrat zyrtare të infeksionit të Rusisë tani tejkalojnë ato të Kinës, Turqisë dhe Iranit.
Javën e kaluar u konfirmua gjithashtu se kryeministri Mikhail Mishustin është diagnostikuar me koronavirus, raporton BBC, transmeton Klan Kosova.
Presidenti rus Vladimir Putin ka zgjatur një periudhë jo-pune mbarëkombëtare deri më 11 maj, dhe bllokada mbetet në Moskë.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.