Shtetet e Bashkuara kanë raportuar tani 10 milionë e 400 mijë e 227 raste të koronavirusit, përfshirë të paktën 241,798 vdekje, sipas vlerësimeve të Universitetit Johns Hopkins.
Të mërkurën, Johns Hopkins raportoi 144,133 raste të reja dhe 1,893 vdekje shtesë.
E mërkura shënon numrin më të lartë të rasteve të raportuara në një ditë që nga fillimi i pandemisë, raporton CNN, transmeton Klan Kosova.
Në total përfshihen raste nga të 50 shtetet, Distrikti i Kolumbisë dhe territore të tjera të SHBA-së si dhe raste të riatdhesuara.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.