Është arrestuar nënkryetarja e komunës së Leposaviqit, Marina Bogojeviq pasi që dyshohet se e njëjta në objektin e Komunës, ka sulmuar fizikisht një grua.
Sipas policisë, sulmi ka ndodhur pasi viktima kishte kërkuar vendim mbi largimin nga puna.
Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt, transmeton Klankosova.tv.
●●●
VRSHKRIMI NGA
Ve Ra
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.