Bashkimi Evropian ka konfirmuar se ka bërë marrëveshje për të blerë deri në 300 milionë doza të vaksinës kundër COVID-19 të BioNTech-Pfizer e cila ka treguar rezultate të forta në teste.
Dorëzimet pritet të fillojnë deri në fund të këtij viti, thanë kompanitë.
BE-ja tha se ishte një "marrëveshje jashtëzakonisht e rëndësishme", duke shtuar se me doza do të "furnizohej pasi [vaksina] të testohet si e sigurt dhe efektive"
Por Komisionerja Evropiane e Shëndetësisë Stella Kyriakides refuzoi të jap detaje për një afat kohor specifik për kohën kur do të dalë vaksina. "Duhet të marrë autorizim nga Agjencia Evropiane e Barnave," tha ajo. "Një numër hapash duhet të ndiqen para se të jemi në gjendje të kemi një afat kohor"
Kyriakides gjithashtu kërkoi kujdes, duke thënë: "[Vaksina] nuk do të jetë një plumb argjendi që do ta bëjë virusin të zhduket brenda natës"
Të hënën, BioNTech dhe Pfizer njoftuan se vaksina e tyre mund të parandalojë më shumë se 90% të njerëzve ta marrin COVID-19, sipas analizës paraprake. Kompanitë planifikojnë të aplikojnë për miratim emergjent për ta përdorur atë deri në fund të nëntorit, raporton BBC, transmeton Klan Kosova
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek shëndet dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.