Belgjika do të mbyllë shkollat deri në 19 prill, por çerdhet do të qëndrojnë të hapura dhe provimet do të jepen, tha të mërkurën kryeministri belg Alexander de Croo.
Dyqanet jo esenciale dhe parukieritë do të mbyllen që nga e shtuna deri më 24 prill, tha de Croo.
Duke folur në një konferencë shtypi në Bruksel, de Croo tha se varianti britanik tani ishte bërë dominues në vend dhe "ne jemi në një fazë të re të pandemisë".
Ai tha se infeksionet ishin dyfishuar brenda dy javëve të fundit, raporton CNN, transmeton Klan Kosova.
Maksimumi i njerëzve në gjendje të takohen jashtë shkon në katër nga gjashtë më parë, raporton CNN, transmeton Klan Kosova.
Puna nga shtëpia do të monitorohet më fort, tha de Croo.
Ai paralajmëroi që patrullat kufitare do të shtohen gjatë pushimeve të ardhshme të Pashkëve.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.