Kryediplomati evropian, Josep Borrell në 10 vjetorin e fillimit të procesit të dialogut Kosovë-Serbi tha se është koha për të përmbyllur këtë process.
"Dhjetë vjet më parë, takimi i parë i dialogut Beograd-Prishtinë u mbajt në Bruksel. Ne kemi bërë një rrugë të gjatë, është koha për të përmbyllur procesin. Bashkimi Evropian po punon me palët për një marrëveshje gjithëpërfshirëse të normalizimit, e cila do të hap rrugën për të ardhmen evropiane të Serbisë dhe Kosovës ", ka shkruar ai në Twitter, transmeton Klan Kosova.
Të hënën u shënua një dekadë prej kur nisi procesi i dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.
10 years ago, the 1st Belgrade-Pristina Dialogue meeting took place in Brussels. We have come a long way, it’s time to conclude the process.??is working with the Parties on a comprehensive normalization agreement that will open the way for both #Serbia & #Kosovo’s European future
— Josep Borrell Fontelles (@JosepBorrellF) March 9, 2021
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek uncategorized dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.