Në Kosovë erdhi si mysafir por takimet i zhvilloi në cilësi të nikoqirit. Zyrtari i lartë i Departamentit të shtetit, Brendan Hanrahan përfaqësuesve të institucioneve e liderëve të partive, u bëri konak në një adresë.
Pritja e tyre u bë në rezidencën e të ngarkuarës me punë në Ambasadën amerikane në Prishtinë, Anu Prattipati në Arbëri.
Për ish-ambasadoren, Alma Lama takimet si ky nuk janë të pazakontë veçanërisht kur vendi nuk ka institucione funksionale.
Mendim të ngjashëm pati edhe Blerim Canaj, njohës i çështjeve diplomatike.
Këta besojnë se këto takime nuk janë vetëm simbolike, por mund të ndihmojnë edhe në zhbllokimin e ngërçit politik prej 15 prillit.
Ndiqni kronikën e mëposhtme:
https://www.youtube.com/watch?v=TgpbflnPSQY
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.