19.08.2021 · përditësuar para 1768 dite1 min lexim
Një shpend i pazakonshëm është hasur sot në oborrin e objektit të Klan Kosovës.
Bëhet fjalë për Gakthin, i cili sipas ornitologut nga Instituti për Mbrojtjen e Natyrës, Qenan Maxhuni, është lloj i rrezikuar tek ne dhe i mbrojtur me ligj.
“Megjithëse është shumë interesant për lokalitetin ku është parë, gakthi është evidentuar në disa vende në Kosovë. Është pjesë e Librit të kuq të faunës dhe vendbanimi i tij më i afër me objektin e Klan Kosovës është Ligatina e Hencit në afërsi të aeroportit”, deklaroi ai për KlanKosova.tv
●●●
EV
SHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.