Zelanda e Re nuk ka raste virusi, dhe ka kaluar në nivelin e saj më të ulët të alarmit. Por kryeministrja, Jacinda Ardern, thotë se kufijtë do të qëndrojnë të mbyllur - tani për tani.
"Kufijtë tanë mbeten linja jonë e parë e mbrojtjes pasi synojmë të mos importojmë virusin," tha ajo.
"Kufijtë mbesin të mbyllur, izolimi ynë i menaxhuar në kufi do të vazhdojë dhe do të jetë po aq i rëndësishëm sa kurrë, pasi e dimë se kjo është një rrugë e mundshme.
"Dhe kjo është e rëndësishme sepse ne thjesht nuk duam të kalojmë në nivelin një, ne duam të qëndrojmë atje."
"Vendi është në diskutime me Australinë - e cila ka një numër të vogël rastesh - për hapjen e një "flluskë udhëtimi" midis vendeve", tha ajo, raporton BBC, transmeton Klan Kosova.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.