Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë – PRAK konsideron se organizimi i tubimeve zgjedhore në kundërshtim me masat e rekomanduara nga IKSHPK paraqet rrezik serioz për shëndetin publik dhe atë të ekonomisë.
Kjo shoqatë thekson në një reagim se "në vend se partitë politike objektivë kryesore ta kenë shëndetin publik dhe mirëqenien e qytetarëve, ato po veprojnë në kundërshtim me këtë objektiv".
PRAK iu bën thirrje partive që t’i shmangin aktivitetet që rrezikojnë shëndetin publik të qytetarëve;
“Qytetarët të mos mbildhen në tubime partiake në kundërshtim me rekomandimet e IKSHPK – së, pasi që shëndeti i tyre dhe familjarëve të tyre është në rrezik; Prokurorisë së Shtetit të ndërmarrë veprime për çdo parti ose person i cili në kundërshtim me rekomandimet e IKSHPK – së organizon tubim”, transmeton Klan Kosova
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.