Partitë i kanë të ndryshme, ashtu si edhe komunat me të cilat udhëheqin.
Por, interesi i përbashkët për qytetarët u tha se i bashkoi, të premten 12 udhëheqës komunal, në Gjilan.
Inicuar nga GIZi gjerman, Ferizaji, Vitia, Gjilani, Kamenica, Kacaniku, Hani i Elezit, Shtimja, Shterpcë, Partesh, Ranillugë, Novobërd e Kllokot nënshkruan memorandum bashkëpunimi për menaxhimin e mbeturinave.
Ky u tha se është hapi i parë i rëndësishëm për Kosovë të gjelbërt.
Edhe për komunat u konsiderua ndihmë e madhe.
Takimet në nivel të këtij bashkëpunimi nder komunal u lajmërua se do të bëhen në secilën komunë, me rotacion, çdo muaj.
https://www.youtube.com/watch?v=TqLfYybhxQU
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.