12 majmunë pësuan sulm në zemër pasi u frikësuan për vdekje nga një tigër i tërbuar.
Majmunët u gjetën nga vendasit, në një pyll në Kotwali Mohammadi, të Indisë Veriore. Testet, të cilat u bënë më pas për majmunët, zbuluan se ata kishin vdekur nga sulmet në zemër.
Shpjegimi i vetëm ishte se ata ishin të frikësuar për vdekje nga një tigër i madh, transmeton Klan Kosova.
Dr.Sanjeev Kumar tha: “Është konfirmuar se majmunët vdiqën për shkak të arrestit kardiak.
Fshatarët kanë treguar se tigrat shpesh janë në atë zonë dhe dëgjuan zhurma të mëdha në kohën kur ngordhën majmunët.

●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.