Në Shqipëri gjatë së mërkurës janë shënuar 637 raste të reja me COVID-19 si dhe kanë ndërruar jetë 12 persona, ndërsa 505 pacientë janë shëruar nga koronavirusi.
Rastet pozitive të konfirmuara janë nga këto bashki: 249 raste në Tiranë, 56 raste në Lezhë, 45 raste në Shkodër, 35 raste në Fier, 26 raste në Vlorë, 20 raste në Elbasan, 18 raste në Mat, 16 raste në Kurbin, 15 raste në Durrës dhe Mirditë, 13 raste në Sarandë dhe Dibër, 12 raste në Berat, 10 raste në Tepelenë, 8 raste në Pogradec dhe Korçë, 7 raste në Peqin, 6 raste në Kukës, Kavajë, Pukë, 5 raste në Krujë, Gjirokastër, Malësi e Madhe, Skrapar, 4 raste në Librazhd, Delvinë, Bulqizë, Kolonjë, Gramsh, 3 raste në Devoll, 2 raste në Has, Lushnje, Përmet, Kucovë, 1 rast në Tropojë, Mallakastër, shkruan Ballkanweb.
Deri tani atje janë shënuar 50 mijë e 637 raste me COVID-19, 26 mijë e 381 persona janë shëruar si dhe një mijë e 40 persona kanë ndërruar jetë.
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.