Boksieri më i mirë i të gjitha kohërave Muhammad Ali, ka vdekur të premten në moshën 74 vjeçare.
Legjenda e boksit ndërroi jetë pas një qëndrimi disa ditor në spital, nga problemet me sistemin e frymëmarrjes që ishin komplikuar nga sëmundja që vuante tash e një kohë.
Ali kishte filluar të boksonte në moshën 12 vjeçare.
Gjatë karrierës që zgjati plot 25 vjet, Ali kishte fituar 56 herë e kishte humbur vetëm pesë ndeshje.
Në sportin e boksit mbeti legjendë, por ai ishte edhe një orator i pashoq dhe ka lënë pas disa thënie të cilat bota do t’i mbajë mend përgjithmonë.
KlanKosova.tv iu sjellë 13 thëniet më të famshme të Ali-së.
“Rrini në vëzhgim si një flutur, thumboni si një bletë, duart tuaja s’mund të godasin dot, atë që sytë s’e shohin”- Frazë që Ali e kishte thënë para ndeshjes me Foreman në vitin 1974.
“Në qoftë se mendja ime mund ta krijojë dhe zemra ime mund ta besojë – atëherë unë mund ta arrij”.
“Është e vështirë të përulesh, kur je aq i fuqishëm sa unë”.
“Boksi është thjesht punë. Bari rritet, zogjtë fluturojnë, valët përplasen me rërën. Unë rrah njerëz”.
“Një njeri që e sheh botë njëjtë si po i pati 50 si 20, i ka quar huq 30 vjet të jetës”.
“Jam aq i shpejtë, sa mbrëmë e fika dritën dhe u futa në shtrat para se errësira ta kaplonte dhomën”.
“Boksi është shumë burra të bardhë, që shohin dy të zinj duke e rrahur njëri tjetrin”.
“Cassius Clay është një emër skllavi. Nuk e zgjodha unë, dhe nuk e dua atë emër. Unë jam Muhammad Ali, një emër i lirë, dhe dua që njerëzit ta përdorin këtë emër kur flasin për mua”.
“E urreja çdo minutë gjatë ushtrimeve, por i thashë vetes: ‘Mos u dorëzo. Vuaj tani, dhe jetoje pjesën tjetër të jetës si kampion’”.
“E pamundura është vetëm një fjalë e shpikur nga njerëz të vegjël, të cilëve ju duket më e lehtë të jetojnë në një botë që iu paraqitet se sa ta përdorin fuqinë e tyre për ta ndërruar botën. E pamundura s’është fakt. Është opsion. E pamundura është e përkohshme, është thjesht asgjë”.
“Nëse ndonjëherë sheh ëndërr se më munde, më mirë zgjohu dhe kërko falje”.
“Mënyra ime e shakave, është duke treguar të vërtetën. Kjo është shakaja më qesharake në botë”.
“Ai që nuk e ka guximin të rrezikojë, s’do të arrijë asgjë në jetë”.
klankosova.tv
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.