Një djalë 13-vjeçar nga Minesota, në maj do të diplomojë në bachelor në Universitetin e Minesotës, madje ai po planifikon të bëjë edhe doktoraturën.
Tanner tha se hapi tjetër në edukimin e tij do të jetë programi i doktoraturës për fizikën.
Nëna e djalit, Michelle Tanner, tha se ai e mësoi veten të lexonte në një moshë kur shumica e fëmijëve ende po mësonin se si t'i lidhin këpucët.
"Ai kishte filluar të lexonte kur ishte ndoshta vetëm tre vjeç. Ne thamë: Oh, mirë, kjo është interesante. Ti po lexon. Ne nuk të kemi mësuar të lexosh", tha ajo për KSTP-TV, përcjell Klankosova.tv
Tanner filloi të lexonte libra shkollorë të nivelit të kolegjit në moshën 9-vjeçare dhe dy vjet më vonë u diplomua në Kolegjin e Komunitetit Normandale me një diplomë shkencore.
"Është e mahnitshme. Ka qenë një udhëtim i çmendur për të arritur këtu, por ka qenë thjesht një përvojë kaq e bukur", tha Tanner.
Ai tha se shpreson të fitojë doktoraturën dhe t'i kthehet universitetit.
"Shpresoj të bëhem profesor në Universitetin e Minesotës në mënyrë që të përhap këtë gëzim dhe pasion për fizikën me njerëzit e tjerë", tha ai.
●●●
ASHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.