02.05.2018 · përditësuar para 2977 dite1 min lexim
Një 13 vjeçare nga India, është detyruar të bëjë jetë ndryshe nga të tjerët.
Kjo për shkak të një gjendjeje të rrallë shëndetësore që e bën lëkurën e saj të rrjedh gjak sa herë i ekspozohet dritës së diellit, transmeton Klan Kosova.
''Gjithçka që mund të bëj është të shoh fëmijët e moshës time që luajnë dhe gëzojnë jetën e tyre. Unë shpesh pyes veten se pse i jam nënshtruar këtij lloj ndëshkimi nga Perëndia. Çfarë mëkati kam kryer për të vuajtur kështu?'' ka thënë ajo në një intervistë për mediat e huaja.
Madje ajo ka deklaruar se ndjen keqardhje pasi miqtë e saj e quajnë atë ''Vajza Gjarpër'' .
Vedika Gupta vuan nga çrregullimi gjenetik 'ichthyosis', e cila e ka "mbyllur" atë në dhomën e saj të gjumit.
Ekzistojnë 20 lloje të ndryshme të ichthyosis, të cilat mund të ndikojnë më pak se në tre fëmijë të lindur në vit në Mbretërinë e Bashkuar.
Pasi ka bërë vizita tek mjekë të ndryshëm, të cilët nuk kanë arritur të lehtësojnë vuajtjen e Vedikës, adoleshentja ka filluar përdorimin e një locioni trupi që ndihmon në parandalimin e tharjes së lëkurës, transmeton Klan Kosova.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
KK
SHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek shëndet dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.