Gjyshi egjiptian, Ezzeldin Bahader, është njohur si futbollisti profesionist më i vjetër në botë, pasi përfundoi kompletoi ndeshjen e dytë të plotë vetëm pak para ditëlindjes së tij të 75-të.
Bahaderit iu dha titulli nga Guinnes të shtunën.
Ish lojtari amator, i cili mbush 75 vjet më 3 nëntor, shënoi një gol pika e bardhë e penalltisë në ndeshjen e tij debutuese në Mars.
Ai planifikoi të luante një ndeshje të dytë 90-minutëshe në të njëjtin muaj për të kërkuar rekordin e tij, por pezullimi i aktiviteteve sportive për të përmbajtur përhapjen e koronavirusit i la planet e tij në pritje.
Pasja e tij në ekip ka ndikuar që të fitonin më shumë sponsor dhe publicitet.
Disa nga gjashtë nipërit e mbesat e Bahader morën pjesë në ndeshjen e së shtunës, duke brohoritur “Jepi gjysh”.
“Unë ëndërroj që ta thyej rekordin tim edhe një herë, vetëm për ta bërë garën pak më të vështirë”, tha Bahader, megjithëse tani është jashtë kontratës.
Ky rekord më parë ishte mbajtur nga izraeliti 73-vjeçar, Isaak Hayik.

https://www.youtube.com/watch?v=tYvrngsxeQU
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.