Kik-boksieria gjakovare Blerta Quni, që ka lindur në Zvicër, këtë sport e nisi si hobi, por kur trajneri i pa kualitetet e saj, i propozoi të ngjitet në ring.
Po del se ja vlejti, pasi menjëherë pati rezultat. Ajo është kampione e Zvicrës në kategorinë deri në 55kg, ndërsa në karrierë ka zhvilluar 15 përballje, 10 fitore (2 me nokaut) dhe pesë humbje.
Tani ajo po bëhet gati për duelin e parë si profesioniste, të cilin e zhvillon më 21 prill në Rusi.
Kronikën me të, të realizuar nga Sporti në Klan Kosova, mund ta shihni në videon më poshtë.
klankosova.tv
●●●
ESSHKRIMI NGA
Emanuell Syla
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.