Në Klinikën Infektive të QKUK-së aktualisht të hospitalizuar janë 36 pacientë, 15 prej tyre janë të infektuar me koronavirus, ndërsa 18 pacientë të shëruar nga koronavirusi janë liruar për në shtëpi.
Prej të prekurve me Covid-19 nëntë rastë janë në gjendje stabile, katër po marrin oksigjenoterapi dhe dy janë në gjendje të rëndë në përkujdesje
intensive, njofton Klan Kosova.
Nga 15 pacientë të infektuar me Covid 19:
• 9 raste janë në gjendje stabile,
• 4 raste janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.
• Në mjekimin intensiv janë duke u trajtuar dy pacientë në gjendje të rëndë dhe përkujdesje intensive. Që të dy pacientët kanë sëmundje kronike të veshkave dhe janë në dializë.
Përndryshe nga gjithsej 5 pacientë Covid 19 pozitiv dhe të cilët janë në dializë, 3 prej tyre janë në gjendje të përmirësuar.
Sot lirohen nga klinika 18 pacientë të shëruar nga infeksioni me Covid- 19.
Gjithashtu 2 raste të cilët kanë rezultuar negativ në testimet e fundit për Covid -19 vazhdojnë trajtimin në klinikë si dhe në pritje të rezultatit është vetëm një pacientë.
●●●
ABSHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.