Për 15 vjetorin e pavarësisë së Kosovës do të ketë 30 ditë festë.
Manifestimi i kësaj date fort të rëndësishme shtetërore, por edhe i asaj të 25 vjetorit të epopesë së UÇK-së u prezantua të mërkurën në një konferencë për media. E përgjatë këtyre ditëve s’ka si të mungojnë as aktivitetet tashmë tradicionale që nga seanca solemne e kuvendit deri te parakalimet e FSK-së në sheshet e Prishtinës.
“Në këto 30 ditë të aktiviteteve do të ketë homazhe, nderime, parakalim të FSK-së, turne kampionate në sport, aktivitete muzikore, shfaqje filmi, teatri, baleti, ekspozita, promovime librash, gara shkollore dhe seksione shkencore”, tha Ministri i Kulturës, Rinisë e Sportit, Hajrullah Çeku.
Krejt këto do të realizohen nën dy logo që u bënë enkas për shënimin e ngjarjeve jubilare të republikës.
Ajo e përvjetorit të pavarësisë u tha se ka motive nga ngjyrat e flamurit të Kosovës, gjithashtu nga ngjyrat kombëtare dhe pjesa tjetër sipas përshkrimit të autorit lidhet me ngjyrat shpresëdhënëse dhe optimiste për Kosovën.
https://www.youtube.com/watch?v=LKSwBgOQqKo
●●●
RSHKRIMI NGA
Ramushi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.