Portieri i Kombëtares së Kosovës në hendboll, Haris Berisha, ka bërë një paraqitje fantastike në debutim te skuadra zvicerane, HSC Kreuzlingen.
Skuadra e tij e nisi me fitore javën e parë të kampionatit në Ligës B, duke fituar me rezultatin 26:23 kundër Kadetten Esporis, transmeton Klan Kosova.
Në këtë duel Berisha bëri 16 pritje ndaj kundërshtarëve, përkatësisht rreth 52 përqind të gjuajtjeve, prej tyre edhe një penallti të pritur.
Te Kreuzlingeni luajnë edhe kapiteni i Kosovës, Valon Dedaj dhe aloja Drenit Tahirukaj. Dedaj shënoi katër gola, kurse Tahirukaj dy.
●●●
VISHKRIMI NGA
V I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.