Një surprizë shumë e bukur ka ndodhur gjatë transmetimit live të emisionit “Hallakamë” në Klan Kosova FM sot në qytetin e Lipjanit.
Aurita Drenica, 16 vjeçarja nga Lipjani, në një intervistë me gazetaren Blerina Shoshi, i ka lexuar poezinë që ia ka kushtuar asaj si dhe Agan Hajdarhoxhës e Hana Selimit në emisionin “Hallakamë”.
Pos tjerash, Aurita i kishe bërë edhe një vizatim të tyre. Gjatë intervistës, ajo u shpreh se ka dëshirë që në të ardhmen ta ushtrojë profesionin e gazetarisë, e për këtë Blerina nuk e lëshoi pa një provë.

Ajo i dha hapësirën që nisjen e emisionit ta bëjë 16 vjeçarja dhe këtë ajo e bëri në mënyrën më të mirë të mundshme.
https://www.youtube.com/watch?v=SNOmvorAOJs
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek të tjera dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.