Në kuadër të aktiviteteve të 16-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës nesër mbahet koncert nga Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve "Shota", së bashku me Ansamblin Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore nga Shqipëria.
Kështu ka bërë të ditur Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit përmes një postimi në Facebook, përcjell Klankosova.tv.
Koncerti ofron program të pasur artistik, me këngë dhe valle të bukura shqipe.
Përndryshe, koncerti mbahet në Obiliq në Shtëpinë e Kulturës "Xhavit Haziri" duke filluar nga ora 20:00.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.