Është dita e parë e tij si mbret.
Monakru Charlees III i cili kaloi pjesën më të madhe të 73 viteve të jetës së tij duke u përgatitur për këtë rol, mori fronin në një epokë pasigurie si për Mbretërinë ashtu edhe për gjithë globin.
Ai të premten me bashkëshorten e tij Camila u kthye në Londër për të nisur ceremonitë përkujtimore për nënën e tij në Katedralen e Shën Palit .
Mbreti Charles III vendosi që kombi te jetë në zi për 17 ditë .
Këtë britanikëve, monarku i ri, do tua kumtojë përmes një paraqitjeje që ai pati të premten me kryeministren e re të Mbretërisë së Bashkuar, Liz Truss.
Charles, i cili u bë monark menjëherë pas vdekjes së nënës së tij, do të shpallet zyrtarisht mbret në një ceremoni të veçantë të shtunën.
Dita e funeralit të Mbretëreshës Elizabeth ende nuk është caktuar, por besohet së ajo të varroset 10 ditë pas vdekjes.
Homazhe për mbretëreshën me jetëgjatë në histori u bënë nga turma njerëzish në Pallatin Buckingham por dhe jashtë kështjellës Balmoral ku 96-vjeçarja ndërroi jetë.
https://www.youtube.com/watch?v=fbMmKibwYLk
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.