Në Shqipëri përgjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 18 vatra zjarri në 12 bashki.
Top Channel shkruan se zjarret shpërthyen në Vlorë, Sarandë, Ksamil, Delvinë, Vau i Dejës, Malësi e Madhe, Tiranë, Kavajë, Berat, Kuçovë, Skrapar dhe Elbasan.
Në operacionet për shuarjen e zjarreve u angazhuan 266 forca operacionale, 35 automjete zjarrfikësese dhe helikopteri Cougar i Forcave të Armatosura.
Poashtu, në një video të TCh-së shihet se një helikopter po merrte ujë nga deti për të ndihmuar në shuarjen e zjarrit pranë Qafë Gjashtës në Sarandë. /Klankosova.tv
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.