Një adoleshent nga Kalifornia festoi 18-vjetorin duke u bërë personi më i ri në botë që ka vizituar çdo vend të Evropës.
Rio Matsuoka filloi turneun e tij evropian në ditëlindjen e tij të 18-të në Islandë dhe përfundoi 101 ditë dhe 44 vende më vonë në Maltë, njoftoi Guinness.
“Ishte një rastësi e vërtetë që vendosa të provoja këtë rekord botëror”, tha Matsuoka për Guinness.
“Po i thosha familjes sime se do të doja të udhëtoja në Evropë pasi të mbaroja shkollën e mesme, dhe duke bërë disa kërkime m’u kujtua se dikush kishte thyer rekordin botëror për personin më të ri që vizitoi çdo vend në botë. E kuptova se mund të bëja diçka të ngjashme me Evropën dhe kuptova se kisha mundësinë ta bëja”, tha ai.
Matsuoka tha se ai përdori trena për të arritur në shumicën e vendeve të Evropës Perëndimore dhe autobusë për të vizituar vendet e Evropës Lindore. Ai tha se mori avionë vetëm disa herë, për të vizituar Britaninë dhe Rusinë.
Matsuoka, i cili tani po punon si vullnetar për organizata të shumta jofitimprurëse në Ukrainë, tha se planifikon të thyej më shumë rekorde botërore në të ardhmen, transmeton Klankosova.tv.
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në
Android dhe
iOS.
●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.