Një adoleshent është ende në kërkim të vendit ku parkoi makinën e tij në një festival muzikor - një javë pasi mori pjesë në këtë ngjarje.
Connor Spear udhëtoi më shumë se 100 milje nga shtëpia e tij në Plymouth për të marrë pjesë në festivalin botëror të Tokios në Briston, fundjavën e kaluar, transmeton Klan Kosova.
Por, 19 vjeçari, nuk arriti të mbajë mend ku e parkoi veturën e tij që prej asaj kohe.
Nëna e tij, tha: “Jam e shkatërruar dhe e mërzitur që ai ka qenë kaq i papërgjegjshëm”.
Connor, tani po ofron një shpërblim për veturën e humbur.
Ndërsa Connor dhe miqtë e tij ishte në afërsi të parkut Eastville, ata e kishin të vështirë të gjenin një hapësirë aty pranë dhe vendosën ta parkojnë veturën në një vend përgjatë një rruge banimi përpara se të bënin një udhëtim 10 minutësh me taksi në destinacionin e tyre.
Connor shkoi të kërkonte makinën e tij të nesërmen, megjithatë, ai u fut në telashe pasi nuk ishte në gjendje të njohë rrugën në të cilën parkoi.
Nëna e tij Jeffery vazhdoi duke thënë: “Ai është dashur të bëjë një foto të rrugës”.
Këtë fundjavë, Connor dhe nëna e tij shkuan për të kërkuar veturën bashkë.
Dyshja kaluan tetë orë duke shëtitur në rrugët e qytetit. Megjithatë, pas një përpjekje të gjatë, ata nuk ishin në gjendje ta gjenin atë, transmeton Klan Kosova.

●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.