Autoritet e shtetit të Iranit kanë lëshuar një njoftim ku kanë bërë të ditur se kush e gjen pilotin amerikan i cili është rrezuar nga avioni luftarak F-15, do të fitoj 60 mijë dollar.
Kështu ka bërë të ditur korrespodentja e
Skynews, e cila ka raportuar nga shteti Iranian, duke treguar se ka trupa amerikane në terren për gjetjen e pilotit, transmeton Klankosova.tv
Avioni luftarak F-15 u rrëzua mbi Iran, me një pilot të shpëtuar dhe tjetrin ende të zhdukur.
“Ka një shpërblim për kokën e atij piloti, me guvernatorët lokalë që thonë: merrni 60,000 dollarë nëse e dorëzoni atë gjallë në polici në rajon.” Ka thënë Diana Magnay.
●●●
KGSHKRIMI NGA
Kasim Gerbeshi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek rajoni dhe bota dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.