Prive Klan Kosova ishte në Ferizaj dhe mysafiri i saj ishte këngëtari 2 Ton, është ndër këngëtarët më ikonik të këtij qyteti, që e shohim vetëm teksa punon, pra teksa këndon, dhe aq.
Ndonëse është nga artistët e rrallë që karrierën e ka ndërtuar mbi baza krejt muzikore dhe pa përfshirë personalen dhe skandalin, publiku sërish ia admiron prodhimtarinë.
Ka vite e vite që ai nuk ka dalë nëpër intervista, por sonte për Prive Klan Kosova hapi dyert e një mbrëmjeje të zakonshme të tij. Ku tjetër pos në Ferizaj, ku qenë mbledhur qindra njerëz në njërin prej klubeve të natës, për ta shijuar muzikën e tij.
Performoi paraprakisht në Prishtinë, dhe edhe ditët në vazhdim do jetë i pranishëm në shumë qytete brenda dhe jashtë Kosovës. Pos për klikime nëpër platformat online, për 2Ton “mashallah” duhemi me bo edhe për datat.
Dasmave iu tha “jo”. Është nga ata këngëtarët që mendon se nuk bëhet gjithçka për para. Për para as nuk eksperimenton shumë me muzikën. Ka vite që e bën atë në të njëjtin stil. /Klankosova.tv
https://www.youtube.com/watch?v=dNcvajnuK80
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.