Shkalla e papunësisë në SHBA është rritur në 14.7%, me 20.5 milionë vende pune të humbura në muajin prill, pasi pandemia e koronavirusit shkatërroi ekonominë.
Rritja do të thotë që shkalla e papunësisë tani është më e keqe se në çdo kohë që nga Depresioni i Madh i viteve 1930, njofton Klan Kosova.
Që nga fillimi i pandemisë, SHBA ka pasë rënien më të madhe në një dekadë dhe raportin më të keq të shitjeve me pakicë në rekord.
Vetëm dy muaj më parë, shkalla e papunësisë ishte 3.5%.
"Është historikisht e paparë", tha ekonomistja Erica Groshen, ish-kryetarja e Byrosë së Statistikave të Punës së qeverisë.
"Ne e kemi futur ekonominë tonë në një gjendje kome të induktuar”.
●●●
ABSHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.