Që nga e hëna tashmë qytetarët e Anamoravës kanë mundësi testimi në QRSHP-në e Gjilanit, kjo pasi që tashmë ky institucion është pajisur me aparatin RT-PCR që kryen testimet molekulare për COVID-19.
Drejtoresha e QRSHP-së në këtë qytet, Ajhane Sefiu tha për Klan Kosovën se momentalisht kanë kite të mjaftueshme për të kryer testime.
“ Të hënën i kemi testuar 68 mostra, të martën 81 dhe sot, pra të mërkurën 65. Kemi vetëm një aparat për përpunimin e mostrave dhe me kapacitet prej 96 mostrave”, deklaroi Ajhane Sefiu, Drejtoreshë e QRSHP-së në Gjilan.
Sefiu theksoi se pas përfundimit të testimit, bëjnë përpunimin e rezultateve dhe këto të dhëna përcillen tek Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publikë në Prishtinë, ku kjo e fundit kumton rezultatet e kësaj ane në kumtesën e përditshme në orën 15:00.
Megjithatë Drejtoresha e QRSHP-së tha se nuk kanë numër të kënaqshëm të profesionistëve shëndetësore dhe aktualisht në testimin e mostrave janë 7 mantelbadhë, tre laborantë, tre mikrobiologë dhe një specializantë i mikrobiologjisë.
Brenda këtyre ditëve nga 214 mostra të testuara kanë rezultuar pozitiv 40 prej tyre në SARSCOV-2, njofton Klan Kosova.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.