Pas katër vjetëve në Gjykatën Themelore të Prishtinës, u dha vendimi përfundimtar për vrasjen e Abit Jasharit, i cili u vra më 2019 në lagjen Kolovica të Prishtinës.
Gjyqtari, Kushtrim Shyti dha vendimin që Besnik Shkodra, për shkak që vrau burrin e hallës, Abit Jasharin, të qëndrojë 22 vjet në burg.
Derisa babai i tij, që dyshohej që e shtyri djalin ta kryejë këtë vrasje të rëndë, u la i lirë.
Ani se krejt seanca ishte për ta, as njërin vendim nuk e dëgjuan babë e bir, të cilët nuk erdhën hiç në gjykatë.
Por, familjarët e të ndjerit, të cilët nuk deshën të deklarohen para kamerës, thanë se për vendimin e së premtes do të ankohen në Gjykatën e Apelit pasi, sipas tyre, është jo i drejtë.
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në
Android dhe
iOS
https://www.youtube.com/watch?v=EmHH0_3ixj0
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.