Një nënë 23 vjeçare, ka befasuar mjekët Indianë, ndërsa ka sjell në jetë fëmijën e saj të dytë por, që kësaj radhe ajo të jetë foshnje sirenë, njofton Klan Kosova.
Fëmija pa emër, gjinia e të cilit ishte e pamunduar të qartësohej nga mjekët për shkak të legentit të pazhvilluar, fatkeqësisht ndërroi jetë vetëm katër orë më vonë.
Foshnja e Muskura Bibit, u diagnostifikua nga mjekët me sindromën e rrallë të njohur si sirenomania, pasi dhe këmbët e saj ishin të ngjitura për njëra tjetrën, shkruan Daily Mail, njofton Klan Kosova.

Zonja Bibi nuk ishte në gjendje të përballonte ndonjë skanim gjatë shtatzënisë së saj dhe për këtë arsye mësoi vetëm për gjendjen e foshnjës kur ajo e parë e pa atë pas lindjes.
'’Mungesa e ushqyerjes së duhur dhe qarkullimi i parregullt i gjakut tek foshnja nga nëna mund të krijojë këtë lloj anomalie’' është shprehur një nga mjekët e këtij rasti që ndodhi në Indinë Lindore, njofton Klan Kosova.

●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek shëndet dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.