Një grua me “gojën më të madhe në botë” e ka dëshmuar se sa të madhe e ka gojën duke ngrënë me vetëm një gëlltitje, patatet e skuqura të McDonald’s.
Samantha Ramsdell, 30 vjeçare, nga Connecticut, SHBA, i ‘tronditi’ njerëzit kur ndau me ta sfidën e saj më të fundit të ngrënies.
30 vjeçarja u tha ndjekësve se ajo e pa të ndërlikuar jo për shkak të numrit të madh të patateve të skuqura, por sasisë së kripës.
Goja e madhe e Samantha Ramsdell e bëri atë virale gjatë bllokimit të koronavirusit, duke grumbulluar ndjekës të shumtë të cilët donin ta shihnin atë çdo ditë.
Ylli thotë se falë famës së saj në TikTok ajo paguhet rreth 15 mijë dollarë për një video, transmeton Klankosova.tv.
https://www.youtube.com/watch?v=q6gJp1swP8k
●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.