Gramoz Berisha, edhe pas 24 vjetësh, zor arrin ta besojë se arriti t'u shpëtojë krejt plumbave që i kaluan mbi trup, më 26 mars 1999.
Breshëritë që vinin nga armët e forcave serbe, ishin të drejtuara kah lokali në Suharekë ku u strehuan për pak momente ky dhe familjarë të tjerë, pasi u ndanë nga burrat e familjes.
49 nga ata u vranë, por Gramozi bashkë me nënën e tij mrekullisht shpëtoi.
Atë e mbuloi me trup e ëma. Më pas, forcat serbe ngarkuan trupat në kamion për t’i dërguar në Prizren.
Rrugës, Gramozi bashkë me nënën e tij, kërcyen nga mjeti për të shpëtuar përfundimisht.
https://www.youtube.com/watch?v=rUH9a5qtL4Y
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në
Android dhe
iOS.
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.