24 vjet më parë, Kroacia humbi ndoshta një nga sportistët e vet më të mirë ndonjëherë.
Më 7 Qershor, 1993, një nga basketbollsitët më të mirë të ketë dalur nga Evropa, Drazhen Petroviq, humbi jetën tragjikisht.
Ai kishte vetëm 28 vjet kur u mbyt në një aksident me makinë në Gjermani, pasi që po kthehej nga loja e Kroacisë me Poloninë një ditë më parë, shkruan Croatia Week, transmeton Klan Kosova.
Kurora dhe lule do të lihen dhe një turne basketbolli do të mbahet në qytetin e tij të lindjes, Sibenik, këtë të mërkurë, për të shënuar 24 vjetorin e shuarjes së tij.
Drazhen fitoi medalje olimpike në basketboll, e po ashtu edhe një të artë dhe një të bronztë në Kampionatin Botëror dhe atë Evropian.
Petroviq konsiderohej si pjesë kyçe e tashmë fluksit të madh të basketbollsitëve evropianë në NBA në ditët e sotme.
Më 2002, ai u përfshi në Sallën e Famës së NBA, ndërkaq në vitin pasues ishte votuar si basketbollisti më i mirë evropian në histori, nga lojtarët në Eurobasket.
https://www.youtube.com/watch?v=klLp7mMbfGA
https://www.youtube.com/watch?v=uNMEbPlo7HI

●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek uncategorized dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.