Policia në Malishevë, në kuadër të zbatimit të ligjit dhe masave për rritjen e sigurisë në trafikun rrugor, ka bërë anulimin e patentë shoferit ndaj një shoferi 25-vjeçar, me inicialet H.B.
Sipas njoftimit zyrtar, shoferi në fjalë si pasojë e kundërvajtjeve të përsëritura në trafikun rrugor, ka arritur numrin prej 18 pikëve negative brenda periudhës dyvjeçare, transmeton Klankosova.tv.
“Në përputhje me Ligjin për Rregullat e Trafikut Rrugor, konkretisht nenin 245, paragrafi 7, ndaj tij është shqiptuar masa e anulimit të patentë shoferit për drejtimin e mjeteve motorike për të gjitha kategoritë. Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, mbetet e përkushtuar në zbatimin e ligjit dhe apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat e trafikut, me qëllim ruajtjen e sigurisë në rrugë”, thuhet në njoftimin e policisë.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.